Pas takimit dy palësh mes Ramës dhe Kurtit, kryeministrat kanë dalë në konferencë të përbashkët për mediat për të folur për marrëveshjet e arritura Shqipëri – Kosovë.

I pyetur se çfarë po bëhet për mos zbatimin e marrëveshjeve të firmosura më herët Shqipëri-Kosovë, Rama e pranoi se nuk ka qenë i njëjti sukses në zbatim për çdo marrëveshje, ndaj është vendosur edhe krijimi i sekretariatit ndërkoordinues.

Gazetarja: Paraardhësit në 7 vite kanë nënshkruar 100 marrëveshje, në realitet është bërë pak. Zero rezultate të këtyre marrëveshjeve të mëparshme

 Rama: Jo të gjitha marrëveshjet e firmosura mund ta themi pa dyshim dhe e kemi diskutuar së bashku që ditën e parë dhe unë kam diskutuar këtë sa herë që ka pasur qeveri të re në kosovë. Nuk është e vërtetë pasi marrëveshjket nuk janë zbatuar zero.

Disa marrëveshje mund të them që kanë ngecur. Me Albinin kemi pasur qasje dinamike për të bërë një numër marrëveshje që janë konkrete jo vetëm në fjalë por edhe një punë konkrete, shembulli i hekurudhës sot kemi nënshkruar marrëveshjen por ne e kemi vënë një buxhet financimin e studimit të projektit të kësaj vepre.

Shembulli tjetër kemi folur për lehtësimin e qarkullimit në kufi, por mes dy ministrave të brendshëm është gjetur një zgjidhje e re e cila i përgjigjet pyetjes nuk jemi në kushtet e marrëveshjes kracisë por jemi në ksuhtete për të reflektuar cfarë nuk ka shkuar mirë.

Sekretariati nuk është një mekanizëm që e shpikëm ne, por ka qënë një kërkesë e punës por sot kemi një sekretariat të realizuar, edhe koordinatorin e këtij sekretariati e kemi në punë, ju e njihni personin që është rasti konkret i një figure që gëzon respekt nga dy palët që ka filluar punën. Puna juaj e doqë të shifni gjysmën bosh, kurse puna ime e do që ta shikoj gjysmën plot të gotës që mund të pihet ujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re