Të paktën 2 palestinezë sot janë lënduar gjatë bastisjes së forcave izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, bëjnë të ditur burime lokale të shëndetësisë.
Forcat izraelite bastisën shtëpitë palestineze në qytetin Qabatiya në veri të Bregut Perëndimor, duke shkaktuar përplasje me palestinezët, theksuan banorët lokalë.
Gjatë përleshjeve, forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit ndërsa të rinjtë palestinezë hodhën gurë kundër ushtarëve izraelitë, theksuan banorët.
Palestinezët e plagosur u dërguan me urgjencë në spital për trajtim, thanë burimet mjekësore.
Pothuajse çdo ditë, ushtria izraelite kryen bastisje në qytetet dhe zonat palestineze nën pretendimin për arrestimin e palestinezëve në kërkim.
