Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi gjatë kontrolleve në kafet në pronësi të tyre kanë kryer aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive. Në pranga ka përfunduar shtetasit A. E., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi gjatë kontrollit në disa celularë në kafenen e tij janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive.
Nën të njëjtën akuzë është proceduar penalisht dhe një tjetër shtetas 22-vjeçar me inicialet L.S.
Njoftimi i plotë i policisë: DVP Fier
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. E., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në disa celularë janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën pajisje që dyshohen se përdoren për vendosjen e basteve sportive.
…
/faxweb
