Gjatë një vizite në Qendrën e Formimit Profesional nr. 4 në Tiranë, u njoha nga afër me proceset trajnuese në kurse të ndryshme profesionale që zhvillohen në këtë qendër, pjesë e të cilave është dhe paketa e kurseve “Start Smart”, e cila ka nisur zbatimin në të gjithë vendin në mars të këtij viti. Vetëm në këtë qendër ky kurs trajnimi po ndiqet nga 165 punëkërkues, ndërsa në rang kombëtar janë përfshirë gjithsej 2314 punëkërkues.

Përgjatë vitit 2019, përmes këtij kursi do të trajnohen rreth 20 mijë punëkërkues në të gjithë vendin.

Kjo qendër ofron 47 kurse profesionale në fusha si elektronikë, mekanikë, IT, grafik dizajn, etj., dhe vetëm gjatë vitit 2018 ka certifikuar 2800 kursantë.

Objektivi ynë është që përmes bashkëpunimit me Zyrat e Punës dhe biznesin, depërtimi në tregun e punës i personave që ndjekin trajnimet dhe shkollimin profesional të mundësohet në masën 90 % që në vitin e parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re