Kryeministri Edi Rama zgjodhi takimin me emigrantët në Itali për t’iu përgjigjur kritikëve se gjatë qeverisjes së tij kanë ikur  1 milion shqiptarë.

Kreu i qeverisë tha se kjo është një gënjeshtër dhe e liga. Ai theksoi se vërtet ka shqiptarë që janë larguar, por kush mendon se “vendi ynë nuk ka as punë e as shpresë, kjo ekziston në humnerën e atyre gojëve që përndjek tokën e fëmijëve të Shqipërisë, qysh kur u shpall pavarësia në 1912”.

“Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin që unë nuk duhet të vija këtu, sepse nën udhëheqjen time paskan ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshëm, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista duke i ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë dhe për të shprehur mallin.

E vërtetë është, kanë ikur në këto 10 vjet shumë shqiptarë, shumë më tepër sesa janë kthyer, por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, Shqipëria e narkoshteti, Shqipëria ku nuk ka as punë e as shpresë është një Shqipëri që ekziston në humnerën e atyre gojëve që përndjek tokën e fëmijëve të Shqipërisë, qysh kur u shpall pavarësia në 1912. Që prej asaj dite më të liqtë e armiqve të vetë Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re