Luçjano Marku është një nga të rinjtë më frymëzues në Shqipëri. Ai gjatë vitit punon mësues, ndërsa në verë vëzhgues në plazh, më konkretisht në Shëngjin të Lezhës.

Luçjano u shpall në 2018 heroi i plazhit, pasi shpëtoi nga mbytja 2 adoleshentë nga Kosova.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, i riu ka treguar se si i ka hyrë kësaj rruge, bashkë me 150 djem të tjerë, të cilët shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzish. Luçjano theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk dorëzohen së çuari misionin deri në fund.

Faktikisht jam pjesë e Federatës që në fillimet e saj, që në fillim të vitit 2016 kur u hap si risi në Shqipëri. Aplikova atëherë dhe rezultova fitues. Pastaj me anë të trajnimit, mora titullin e instruktorit dhe vazhdoj sot e 7 vite që e ushtroj si profesion bashkë me rreth 150 çuna të tjerë. Në bregdetin e Bashkisë së Lezhës jemi pothuajse 150 djem që ushtrojmë profesionin e vrojtuesit të plazhit për gjatë gjithë sezonit të verës.

Pothuajse çdo vit kemi raste, por ne kemi pasur fat në secilën prej këtyre rasteve dhe kemi rezultuar pozitiv në ndërhyrjet tona”, tha ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re