Gjatë vizitës në Kosovë, me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, delegacioni shqiptar, i përfaqësuar nga drejtues të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, kryetari i Bashkisë Vlorë, Himarë, nënkryetari i Bashkisë Durrës, operatorë turistik dhe sipërmarrës të strukturave akomoduese në Shqipëri diskutuam për zgjidhje të përbashkëta të problematikave, në përgatitjen e sezonit veror 2019.
Bashkëpunime dhe plane menaxhimi të përbashkëta të pasurive natyrore; Krijimi i ofertës së përbashkët turistike; Ngritja e guidave profesionale; Krijimi i Task Forcës për zgjidhje të përbashkëta në fushën e Turizmit si edhe punësime sezonale të të rinjve të kualifikuar gjatë sezonit turistik 2019!
