Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, teksa e cilësoi si “kriminelin më të rrezikshëm” në krye të shtetit.

“Mos harroni kurrë se nuk ka kriminel më të rrezikshëm, hajdut më të madh, askund, as te Tropojanët, as te Çelët dhe në asnjë klan tjetër sesa Edi Rama në qeveri, sesa Taulant Balla në krye të Grupit Parlamentar, sesa Lubi Balluku e të tjerë”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se nuk njeh vendimet e drejtësisë dhe se synon të përdorë imunitetin për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në afera, duke përmendur drejtuesen e AKSHI-t dhe zv.kryeministren Belinda Ballukun.
“Sot del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë: “Unë nuk i njoh vendimet”, thotë se do të përdorë imunitetin për të mbrojtur Lubitë, Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit”, tha Berisha.
Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë do të ketë pasoja, duke iu drejtuar Ramës me fjalët: “Po pengove drejtësinë, do të kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës.
“Beson se do të përdorësh imunitetin për të shpëtuar? Gjej vrimën e miut. Kurrë nuk do ta pranojmë,” përfundoi Berisha
Berisha: Mos harroni kurrë se nuk ka kriminel më të rrezikshëm, hajdut më të madh, askund, as te Tropojanët, as te Çelët dhe në asnjë klan tjetër sesa Edi Rama në qeveri, sesa Taulant Balla në krye të Grupit Parlamentar, sesa Lubi Balluku e të tjerë. Jo, jo, nuk ka asgjë të krahasueshme, asgjë. Duhet t’i shohim gjërat siç janë.
Çfarë bënë ata? Ne i përmbushëm detyrimet tona, mbrojtëm votën, por ditë e natë kemi denoncuar çdo vjedhje dhe çdo shkelje. Tani po faktohen. Sot del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë: “Unë nuk i njoh vendimet”, thotë se do të përdorë imunitetin për të mbrojtur Lubitë, Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit.
Ai u thotë demokratëve dhe shqiptarëve: “Ju kam vjedhur dhe ju nuk keni ç’të bëni.” Po i them nga Lezha, po pengove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës, do të kesh. Besove se pasi i ke lënë të sëmurët në spitale pa ilaçe, fëmijët në shkolla pa ngrohje, rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon, pasi ke ndërtuar parajsën tënde me paratë e shqiptarëve dhe je kapur me dokumente për të gjitha këto, mendon se do të përdorësh imunitetin? Gjej vrimë miu. Ja ku po ta them, kurrë nuk do ta pranojmë.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re