Agron Gjekmarkaj thotë se afrimi i Topit pranë PD-së, tani është tregues se vendimet i merr Lulzim Basha.

Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se Rama nuk duhet të fitojë një mandat të tretë, sepse do shndërrohej në sundues sipas tij.

“Bamir Topi ka qenë figurë e rëndësishme e PD-së. Duke qenë se Bamir Topi kishte raporte siç e dimë disa herë të acarruara me Berishën, kjo flet për faktin se Basha merr vendime në Partinë Demokratike. Nuk ka logjikë që Rama të fitojë një mandat të tretë, sepse do ishte regresive për vendin, sepse ka të gjitha pushtetit, një mandat të tretë do e shndërronte në një sundues. Qeveria ka dështuar, sepse bën propagandë edhe pas 8 vitesh. Meta ka bërë beteja që kanë shkuar në përputhje me interesin publik. Meta sulmohet dhe ndaj mbrohet në mënyrën e tij”, u shpreh Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj vlerëson se Rama detyroi opozitën që të dalë në dy koalicione, me ndryshimet që bëri në Kodin Zgjedhor.

“LSI është një parti e cila ka bazë të majtë. madje, Meta ka qenë kryeministër i PS, është parti që është afër Metës. Meta është e majta që vjen nga lufta dhe grupi dirigjues i Partisë Socialiste është grupi që vjen nga blloku. Meta nuk është trashëgimtar i PS-së, për shkak se nuk vjen nga blloku. LSI duhet të rrijë majtas, duke ‘ngrënë’ nga PS. Rama prishi Kushtetutën dhe bëri lëvizje që krijuan trauma institucionale. Rama detyroi opozitën të dalë me dy koalicione. Opozita me një ose dy koalicione, nëse ka frymën e mund qeverinë.”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re