Deputeti tashme i PD, Agron Gjekmarkaj ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të Berishës.

Ai thote se nuk lejon askend t’i mbylle gojen, teksa thotë se ishte një aksident dhe nuk do dëshironte kurrë që Rama apo ndonjë përfaqësues i PS t’i ndodhte e njëjta gjë.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Shpallja non grata e Berishës nga SHBA, kanë pasur zero komente prej kandidatëve, pse po ndiqet kjo strategji?

Gjekmarkaj: Unë kam folur, jam deputet i zgjedhur i PD. Qasje personale, nuk ka vendim poltiik në PD për të mos folur për Berishën. Po të kishte nuk do flisja.

Por unë do flas se jam person i lirë. Mendimin tim do e them për një ngjarje. E kam dhënë mendimin për vendimin për Berishën, e kam quajtur aksident.

Të tjerët është çështje etike. E quaj një aksident në tërësi sepse kam respekt për Sali Berishën si qytetar, pedagog, njeri i angazhuar, për kontributin e tij 30 vite.

Është politikani më properëndimor që e ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim. Jam në pritje të transparencës ng DASH. Do uroja të ishte një aksident dhe Berisha të çlirohej nga çdo akuzë.

Pyetje: A do ketë të tjerë personazhe të rëndësishëm politikë në listën e zezë të SHBA?

Gjekmarkaj: Shiko, së pari nuk do doja asnjë shqiptar të shpallur non grata nga SHBA, as nga kundërshtarët politikë. S’është gjë e mirë për vendin.

Berisha ka qenë Presdient, kryetar i PD. 8 vite pa pushtet dhe këtu është paradoksi, pra pse, çfarë ka ndodhur. Nuk do doja të shpallej Rama e asnjë tjetër nga PS. Shpresoj të kemi transparencë të plotë. Të kuptojmë pse është marrë ky vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re