Skip to content

Gjekmarkaj me demokratët në Shëngjin: Mobilizim maksimal! Më 8 maj, bashkë kundër korrupsionit

686539224 1282045197439961 3686087272871318911 n

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj këtë të mërkurë është takuar me demokratët në Shëngjin. Ky takim kishte në fokus protestën e 8 majit e paralajmëruar nga PD më 8 maj në kryeqytet.

Në një reagim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se qytetarët do bashkohen nga e gjithë Shqipërinë në Tiranë kundër korrupsionit. Po ashtu nënvizon, se gjatë takimit të sotëm u bë edhe riorganizimi i strukturës drejtuese ku demokratët zgjodhën kryetar Damian Sulaj.

Statusi në Facebook;

Më 8 Maj, demokratët e Shëngjinit dhe nga e gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë në protestën kombëtare kundër korrupsionit qeverisës për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.

Në këtë mbrëmje me strukturat e demokratëve në Shëngjin, u dëshmua edhe një herë vendosmëria dhe organizimi për këtë betejë të rëndësishme. Po ashtu u bë dhe riorganizimi i strukturës drejtuese, ku demokratët zgjodhën kryetar z. Damian Sulaj, si dhe ekipin e ri si një garanci për forcimin e Partisë Demokratike dhe mobilizimin maksimal për sfidat në vijim.