Agron Gjekmarkaj tre ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do mbahen edhe në Bashkinë e Shkodrës, ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

Gjekmarkaj shkruan se Bushati është trashëgimtar dinjitoz i PD-së dhe kandidati që sipas tij përfaqëson vlerat e Shkodrës që i rezistoi komunizmit.

“Një kafe në Gjuhadol të Shkodres është gjithmonë kenaqesi. Sebashku me Xhemal Bushatin kantidatin e PD në zgjedhjet e 6 Marsit , koleget Emila Koliqi , Greta Bardeli Gjoni e Izmira Ulqinaku të cilet po zhvillojnë një fushatë mbreslënese duke zgjuar shpresen per një Shkoder ku të gjithë banoret e saj të jenë aksioner në qeverisjen lokale.

Giuhadoli kjo lagje historike e vlerave të medha kulturore , si dhe të tjerat zona të metropolit të Veriut , me rezonim intelektual e patriotike, voter ku u ndezen zjarret e kryengritjeve kombetare, ku ju rezistua komunizmit pa ndoshta e sikur, ku lidhje me boten perendimore nuk u nderpe kurrë , as ateherë kur dhuna ra mbi të pameshirshem sot mirpret Xhemal Bushatin kantidatin e vlerave qytetare , perfaqesuesin me dinjitoz të asaj që Shkodra perfaqeson, të asaj që PD ofron! Dikur kam patur fatin të vizitoj me At Zef Pllumin në këtë lagje doktoreshe Terezina Sumen një zonjë që vinte nga tjeter kohë si model për të ardhmen. Shkodra ruan kujtesen e zgjedh te ardhmen.”, shkruan Gjekmarkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re