Në protestën e tretë kombëtare të PD, nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka vijuar me akuzat kundrejt qeverisë duke thënë se Rama po mbron Ballukun.
- “Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese.
- Ne nuk do ta lejojmë.
- Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë.
- Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t’i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi.
- Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë”, tha Gjekmarkaj.
