Gjekmarkaj paralajmëroi shkrirjen e Qendrës së Albanologjisë shqiptare, Gjinushi i përgjigjet: Ai ka një burim të gabuar politik, bëhet fjalë për ngritje dhe zhvillim të shkencave albanologjike

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ditën e djeshme ka paralajmëruar nga Kuvendi se Qendra Albanologjike shqiptare do të shkrihet me ‘bekimin’ e mazhorancës.

Deputeti demokrat përmendi se ka një kërkese të drejtuesit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi drejtuar “zotit Agaçi që të pergatisë një projektvendim”.

Sot Gjinushi deklaroi për median se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se prioritare në këtë moment është zhvillimi i shkencave albanologjike.

Ai tha ndër të tjera se një ndër thirrjet që ka për qeverinë është të mos shtojë kontrollin apo të ndikojë në kërkimet shkencore sepse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë në kushtet e demokracisë.

“Nuk bëhet fjalë për shkrirje por për ngritje dhe priotitare tani eshte zhvillimi i shkencave albanologjike. Pas 40 vitesh me bashkëpunim do zhvillohet Albanologjia dhe shkencat e natyrës dhe teknologjia.

Mendoj se ka një burim të gabuar politik, kush flet në mënyrë politike normalisht nuk u përgjigjem sepse Akademia nuk jep urdhra dhe nuk mund të varesh nga institucione të tjera, Historikisht është garantja kryesore e mbrojtjes së të drejtave akademike të institucioneve të tjera.

Një nga oponencat që dua ti bëj qeverisë është ti tregojë caqet kur do të rritë kontrollin apo të ndikojë në kërkimet shkencore, që në kushtet e demokracisë nuk mund të ndodhë.

Kuvendi bëhet sepse aty janë ftuar të gjithë albanologët, rreth 80 të tillë nga qendrat më të njohura dhe kuptohet që ne kemi qejf tu referohemi të huajve për debate të vogla por këtu kemi të bëjmë me gjuhën shqipe që është problem i yni.

Prandaj problem është të mbrojmë gjuhën nga të tjerët dhe po përpunohet dhe një ligj për këtë që të rinjtë most ë ndikohen dh eta deformojnë atë. Sigurisht qe ka shumë debate por nuk duhen bërë vetëm për mbrojtjen e interesave të saj partiake, në shkencë nuk ndodh sepse ka ligjet e saj”- u shpreh Gjinushi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re