Gjekmarkaj për protestën e dhunshme në selinë e PD: Berisha karikaturë e dhunës! Çfarë duhet të ndryshojë tani Basha?

Gjekmarkaj-300x173.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar  protestën e zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Gjekmarkaj shprehet se dita e djeshme ishte tragjike për Partinë Demokratike dhe mbase më tragjikja në historinë e saj.

“Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratve!

Dje ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesen e saj politike por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi!

Secili prej nesh ka mort në shpirt. Selia e Partisë Demokratike sot i ngjet një germadhe. Policia e ka rrethuar ndertesen me shirita si skene krimi. Dje u finalizua në akt dhune retorika e kater.

 

muajve. Ajo gjeti per disa orë apogjeun e vet fatkeq. U njoftova se të shtunen në oren 10 kishim mbledhje në seli ! Natyrisht në këtë moshe s’me lejohet naiviteti ! E dija që nuk po shkoja për mbledhje dhe të gjithë ata gra e burra që pranuan atë ftese të njëjten gjë dinin. Megjithatë ishim të shumtë drejtues të gjitha nivele të kesaj Partie që pranuam sfiden. Nuk shkuam aty për luftë as per tu ndeshur trup me trup. Nuk shkova as për Lulzim Bashen. Sepaku personalisht e gjykoja prezencen time dhe të tjerve brenda si mundesi që ata jashtë ti therrisnin arsyes , të kuptonin që nuk është forca që duhet ti zgjidhë ndasitë e politikes , që nuk është dhuna alternativa e ligjesive. Por jo shpresa imja dhe e shumëkujt nuk u perligj. Grupet e para të foltoristve që u shfaqen në oborrin e PD-së e filluan me goditje, sharje e kercenime ndaj mikut e kolegut Roland Bejko i cili po ndeshkohej për mendimet e veta. Më pas filluan guret, qyskitë, varretë, lëndet plasese, shkallet, sharje që na rrethonin para, prapa, anash e ngado. Shumë zgjedhes të mi me shkruanin sms. Disa tejet të shqetesuar per ne që ishim brenda, të tjere me nxisnin të qendronim , disa me kerkonin llogari pse kam mbeshtetur linjen legjitimiste të Lulzim Bashes ndersa ime bije gati 10 vjeç lebetitej nga skenat e frigshme që shihte në Tv dhe me kerkonte që të kthehesha në shtepi! Nuk e kuptonte ajo që nuk dilja dot se isha i rrethuar nga një grup që udhehiqej nga Sali Berisha të cilin per vite të tëra e kisha mbrojtur në debate televizive dhe e kishim votuar për 31 vjet. Në çastet e retorikes më kritike nuk me ka munguar respekti për disa cilesi dhe arritje të Sali Berishes nder vite edhe gjatë kesaj kohe. Dje i kishte mbetur në dorë vetem karrikatura e personalitetit dhe varreja e dhunes.

 

Mendimi që më vertitej në kokë ishte pse femijet tanë duhet të rriten me pamje të tilla ciklike, me gjuhë dhune , me urrejtje në gji dhe perspektiven e linçimit të prinderve të tyre në horizont. Nga pas dyerve vinte terbim, gjuhe kercenuese. Në ekran shihnim Sali Berishen që ju bënte shenja mesymjeje. Nuk janë të paktë ata që thonë na mbyllet dyert, i blinduat !! E djeshmja tregoi që në PD disa dyer ishin blinduar. Personalisht i pashë per herë të parë. Nuk kisha shkelur në seli prej javesh qysh një ditë para mbledhjes së Keshillit Kombetar ku nuk mora pjesë në shenjë simbolike për menyren sesi u zhvillua ajo mbledhje , per mungesen e gares dhe aspekte të tjera sektarizmi për të cilat nuk akuzoj dot më Sali Berishen , ndonese ne i premtuam në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Por kudo në horizont nga gjysma e shtatorit e ketej ishte gjuha e perjashtimit, linçimit e dhunes e cila nuk njihte legjitimitetin e Kryetarit të PD , organeve të saj të zgjedhura , dhe rendesine e partneritetit meSHBA-të, shto edhe etiken e çështjes, metamorfozen e gjithçkaje pas 9 Shtatorit. Sfide e madhe kjo ti nënshtrohesh apo të rezistosh?! Linjen e rezistences me protagonizem publik e kam zgjedhur dhe atë i kam sygjeruar edhe Bashes i vetëdijshem për kostot personale në lidhje me votues, demokrat e miq e sidomos me gjendjen emocionale. Në këtë kontekst e merr një perligjje vendosja e portave të hekurit për të cilen nuk më është kerkuar mendim, në raport me legalitetin dhe dhunen që e kercenonte atë. Gjithmonë kam besuar e ende besoj se mes legalitetit e dhunes duhet zgjedhur legaliteti ! Që para kercenimeve duhet qendresë. Por tani kriza ka marrë një permasë tjeter dhe ajo nuk mund të zgjidhet më me mjete teknike . 8 janari nuk duhet të perseritet me kurrë . Retorika dhe sjellja e deritashme nuk mjaftojnë më ,kerkohet një zgjidhje e re, eksperimentuese.

 

Lulzim Basha ka fituar betejen me formalitetin dhe me dhunen e Sali Berishes me të cilin nuk duhet të kerkojë më asnjë kompromis e as me dy a tre vegla agresive pranë tij, e arriti këtë me rezistencë institucionale por edhe me mbeshtetje demokratesh.Tani nuk duhet kursyer asgjë për ti bashkuar demokratet të gjithë ata që e duan atë, për tu sheruar atyre plaget, për ti bërë të ndihen krenar e fitues. PD duhet të dalë nga lufta civile. PD duhet të ringrihet se ajo është me fytyre per dhe. Krimi u pa dje. Turpin e kemi ende sot. Dhimbja do na mbetet me gjatë. Duhet forcë , kurajo dhe dashuri për njerzit më shumë sesa egoizem personal për të dalë nga ky rreth vicioz. Lulzim Basha ka udhehequr PD në aleancë me perendimin në keto muaj duke marre vendim tejet të veshtirë, duke paguar kosto shumë të lartë personale por sot atij më shumë se kujtëdo i bie barra për të gjetur zgjidhje jo fjalime e perseris zgjidhje që ofrojnë shanse per të gjithë, per tu kthyer per të konkurruar per Kryetar e çdo gjë tjeter, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim. Nuk duhet të mendojë veten por të tjeret, kohen dhe perspektiven e PD-së brenda saj. Duhet me patjeter nese nuk do e duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratve dhe të lëmë Shqiperinë pa Opozitë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë