Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar katastrofë elektorale humbjen e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Ai shprehet se çdo justifikim është i papranueshëm, dhe se PD duhet të mbledhë sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë përgjegjësitë.
Gjekmarkaj u shpreh se është i gatshëm që të mbajë përgjegjësitë e tij pas rezultatit humbës.
Reagimi:
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.