Pas pastrimit dy ditor, aksit nga Rinasi në hyrje të qytetit të Krujës i janë shtuar 3500 fidanë të rinj.
 
Në ditën e dytë të aksionit masiv, organizuar nga Ministria e mjedisit, në bashkëpunim me shkollat, forcat e armatosura, e qindra vullnetarë u bë i mundur edhe pastrimi i shtretërve në 4 urat e lumenjve përgjatë këtij aksi.
 
 “Bëmë një punë e cila në krahasim me atë që duhet të bëhej është një punë shumë e vogël por në krahasim me  mesazhin që ajo dha është një arritje shumë e madhe. Përfunduam një operacion shumë të suksesshëm për të pastruar kroin e Skënderbeut dhe rrugën që Skënderbeu ka bërë për tu ngjitur nga Fushë Kruja drejt Krujës. Këtu kuptojmë sesa e rëndësishme është mbyllja përfundimisht e problematikave me operacionin tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam”
 
Edhe për ministrin Klosi urdhri për bllokimin e qeseve plastike dhe menaxhimi i saktë i mbetjeve nga pushtetit vendor do të ndihmoje të mbahet pastër mjedisi.
 
 “Bllokimi i qeseve plastike më shumë se çdo gjë tjetër ka rëndësi për ndotjen shumë të madhe që i bëhet vendit tonë. Administrimi në mënyrë krejt tjetër i landfilleve. Çdo bashki duhet të ketë një plan të saktë se ku do t’i përfundojë mbetjet.”
 
Ministri falenderoi bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës, institucionet shtetërore dhe të rinjtë vullnetarë që iu bashkuan nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për pastrimin, gjelbërimin dhe rehabilitimin e kësaj zone të frekuentuar nga turistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re