Teksa kane mbetur vetëm nga 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin per mbledhjen e pemëve. Deri tani, numri i pemëve të mbjella gjatë këtij sezoni ka arritur në 95 mijë. Së fundi, u mbollën edhe 1000 pemë selvi përgjatë segmentit lindor të Unazës së Madhe.
Kryebashkiaku ftoi të gjithë ata qytetarë apo biznese që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u bërë pjesë e aksionit, që do t’i japë qytetit më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër në vitet e ardhshme.
Një mijë selvitë e mbjella kanë gjelbëruar një zonë që më parë ka qenë e zhveshur.
