Skip to content

Gjen kutinë plot me para të bankomatit dhe e kthen në bankë, por ja cfarë i ndodh

23754128 7918799 image m 46 1579745641046

Një burrë nga Michigan ka bërë diçka që shumë pak njerëz të tjerë do ta kishin bërë nëse do iu kishte rastisur diçka e tillë.

Ai gjeti një kuti të zezë me rreth 27 mijë dollarë pranë një bankomati dhe e ktheu atë në bankë.

George Condash ishte duke kaluar në rrugë kur pa një kuti metalike të dyshimtë pranë një ATM-je të Westland Federal Credit Union. Pasi iu afrua ai vuri re se ajo ishte një kasë për mbajtjen e parave që vendoset në bankomat.

23754110 7918799 He said to the staff Is there a reward for 40 000 as he placed i a 5 1579747121981

Condash nuk u mendua gjatë, por e mori kasën në makinën e tij dhe u paraqit në zyrën e bankës ku bëri dhe dorëzimin e saj.

“Kur e çova kutinë me para në bankë, punonjësit e saj u dukën shumë të çuditur. Por mendova se kjo ishte një gjë e mirë për të bërë pasi ato para nuk më përkisni mua”, deklaroi Condash për mediat locale.

Pas verifikimeve rezultoi se kutia kishte 27 mijë dollarë dhe ishte harruar në rrugë nga një efektiv sigurie i bankës, i cili shoqëron makinat që mbushin bankomatët me para.

Banka nuk harroi ta shpërblente George Condash për këtë veprim human duke i caktuar një çek.