Zyrtarët kufitarë në Britaninë e Madhe kanë zbuluar 21 emigrantë shqiptarë të fshehur në një anije që transportonte pjesë turbinash nga Spanja.
Anija ishte ndalur në breg para se të hynte në portin e Great Yarmouth në Norfolk.
Forcat kufitare identifikuan pasagjerët e fshehur, dhe që të gjithë raportohen se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe 2 të miturit do të përballen me rregullat e emigracionit që në shumicën e rasteve rezultojnë me dëbim.
Siç raporton Daily Mail, emigrantët shqiptarë ishin fshehur në brendi të njërës nga turbinat e erës dhe ekuipazhi i anijes, që thuhen të kenë qenë 10, u tmerruan kur i zbuluan “mysafirët e paftuar”.
Ata u bënë thirrje telefonike gjithë panik autoriteteve qysh në momentet kur i zbuluan.
Anija e cila ishte nisur nga Bilbao e Spanjës kishte udhëtuar për më shumë se 24 orë, dhe shqiptarët, të torturuar për ushqim e cigare, ia kërkuan këto ekuipazhit.
Hyrja e paligjshme në Britani të Madhe përmes anijeve të mallrave nuk është fenomen i rrallë. Llogaritet se shumica e emigrantëve të paligjshëm gjejnë mënyra që përmes kontejnerëve të mëdhenj të mallrave të kalojnë në territorin anglez.