Gjenden 30 granata difensive në fshatin Ballë të Njësisë Administrative Ballaban, Këlcyrë. Policia ka rrethuar vendin ku janë zbuluar granatat nga disa punonjës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.

Policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për të mos u afruar njeri. Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e të cilit janë evakuuar.

Priten forcat xheniere në vendngjarje për të operuar më tej për evadimin apo plasjen e tyre të kontrolluar. Besohet se granatat janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re