Gjergji Thimio i ftuar në “Fax News” ka komentuar gjetjen e 4 mijë objekteve të trashëgimisë kulturore në një banesë.

Thimio hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Koço Kokëdhimës të cilët sipas tij kanë bërë trafikun e këtyre veprave kulturore.

Gjithashtu Thimio i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë këtë të cilën ai e quan një “grup kriminal” për shit-blerjen e objekteve kishtare.

Janë objekte që mu faturuan mua pa drejtësisht. Koço Kokëdhima është politikani kriminel sic e cilësoi Ambasada Amerikane dhe në veçanti ishte furnizuesi kryesor me objekte kishtare për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Artan Koçiu është personi i vetëm që ka nisur restaurimin e Këshillit të ministrave dhe shumë objekteve të tjera dhe menjëherë kur janë dhënë informacionet qëllimisht më bëri si trafikant dhe hajdut. Artan Koçiun nuk e mbajntën as 48 orë  në polici megjithëse ishte i bashkuar në trafik ndërkombëtar edhe akuza nuk qëndroi ashtu.

I them prokurorit të përgjithshëm, Arben Krajës që këto probleme unë i kam grisur me një material voluminoz para gjykatës dhe para ambasadës së amerikës dhe Yuri Kim është rasti të ndërhjyjë dhe të hapen një herë e mirë për vjedhjen e Kishave shqiptare ku kryesori është Edi Rama. Artan Koçiu është celësi i artë për të nisur një hertim për vjedhjen dhe shkatërirmin e kishave shqiptare me grupe kriminale. Unë e kam thënë edhe gjatë gjykimit edhe personi tjetër që merrej me këtë i biri i ish-drejtorit të Muzeut Onufri në Berat. Ky ishte një grup kriminal i mirëorganizuar. Edi Rama dhe Koço Kokëdhima kur kanë pasur marrëdhënie të mira në bllok kanë një zyrë që blenë dhe shesin vepra arti. Objekte që blihen nga grupe të cilat i financon Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ku është edhe Artan Shkreli kryesori. Në 1999 kanë qenë bashkë dhe qëllimisht janë zhdukur regjistrat e regjistrimit të Kishave”, u shpreh Thimio.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re