Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.
 
Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e dy turistëve, në gjendje shëndetësore të mirë.
 
Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë,  S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç  nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.
 
Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”  në një zonë të thepisur  dhe me rrezik për jetën e tyre.
Policia ka bërë transportimin e turistëve për në Theth të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re