Tre emigrantë u gjetën të vdekur në një varkë, në jug të ishujve Kanarie, njoftuan autoritetet spanjolle.

Trupat e pajetë të tre emigrantëve u gjetën nga rojet bregdetare të shtunën vonë pasdite, në zonën detare 314 kilometra në jug të ishullit El Hierro, tha një zëdhënës për AFP.

Lexo edhe :Related Posts

Pesëmbëdhjetë persona në të njëjtën varkë u shpëtuan me helikopter dhe u dërguan në ishullin El Hierro. Prej tyre, disa ishin të uritur ose kishin shfaqur simptoma të hipotermisë, shtoi i njëjti zyrtar.

Arkipelagu i Ishujve Kanarie, i vendosur në brigjet e Afrikës veriperëndimore, po përballet me flukset më të mëdha të migracionit këtë vit që nga viti 2006.

Mesditën e së shtunës, MKO Caminando Fronteras i Spanjës tha se të paktën 14 njerëz vdiqën në brigjet e Marokut kur anija në të cilën ndodheshin u përmbys ndërsa përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie.

Dhjetra të mbijetuar u panë duke luftuar për të mbajtur gomonen e përmbysur. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re