Pesë nga gjashtë skiatorët zviceranë të zhdukur që nga e shtuna në Alpet zvicerane janë gjetur të vdekur, njoftoi sot policia në kantonin Valais (në jugperëndim).

Siç theksoi policia zvicerane, kërkimet për të gjetur skiatorin e gjashtë vazhdojnë.

Ndërsa kushtet e këqija të motit ndërlikuan operacionin e kërkim-shpëtimit, një ekip përfundimisht ishte në gjendje të vazhdonte dhe gjeti trupat e pesë nga gjashtë personat që ishin të zhdukur, sipas një deklarate të policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re