Një bombë me peshë 500 kg që i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur pranë ish fushës së aviacionit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, bën me dije se forcat xheniere e kanë çuar në poligonin e Biës dhe e kanë demoluar në mënyrë të kontrolluar.
Reagimi i plotë: Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
#KrenariPërFA
/faxweb
