Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga elika.

Ndërkohë që specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet , pushues të shumtë janë kurioz duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re