Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Gazetari Roland Beqiraj raporton se viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Viktima është identifikuar si Bukurie Abrashi. Sipas informacioneve, ajo ishte 80 vjeç. Policia ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet e para, dyshohet se e moshuara është vetëmbytur.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re