Një 56 vjeçare ështe gjetur e pajetë në Peqin. Policia njofton se gruaja është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Lolaj ku jetonte vetëm. Kanë qenë të afërmit që e kanë gjetur 56 vjeçaren e pajetë.

Siç njofton policia, dyshohet se 56 vjeçarja ka humbur jetën disa ditë më parë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re