Skip to content

Gjendet e pajetë një grua në Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “8-katëshi” Shkodër. Ajo ka plagë me mjete prerëse në trup.

Dyshimet paraprake janë se e ndjera mund të ketë kryer vetëvrasje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në pallatin ku jetonte ajo dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.