Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë.

Gruaja e cila punonte si sanitare ne u gjet e vdekur brenda një klinike dentare, e cila zoterohet nga mbesa e saj.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, në klinikën dentare në pronsi të shtetases E. E., është gjetur nga mbesa e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetësja F. Y., rreth 55 vjeç, e cila punonte si sanitare në këtë klinikë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re