Gjendet e vdekur një 33-vjecare në banesën e saj në Kombinat.

 

Sipas policisë, gruaja u gjet në shtëpi e vdekur nga bashkëshorti i  saj.

 

Nga të dhënat e para, nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e viktimës.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re