Skip to content

Gjendet e vdekur një grua në Elbasan, çfarë dyshon policia

Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Liri Avdia, e cila dyshohet si endacake nw qytet.

Shkak i vdekjes së saj dyshohet aksidental pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.

/faxweb