Një e moshuar është konstatuar e vetme në zonën e Shkozës në kryeqytet.

 

Policia thotë se e moshuara dyshohet se vuan nga shëndeti mendor dhe është vështirë të identifikohet, ndaj në këto kushte, ajo fton qytetarët që mund ta njohin të telefonojnë menjëherë në numrin pa pagesë  112.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re