Një vajzë e cila u vra brutalisht në një park të Londrës, në prag të Krishtlindjeve, është emëruar nga policia.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Iuliana Tudos, 22 vjeçe, e cila u godit me thikë në stomak dhe nga rënia pësoi një dëmtim në kokë, përpara se trupi i saj të zbulohej në një ndërtesë tre ditë më vonë.
Tudos, e njohur si Julie, ishte parë për herë të fundit nga miqtë në orën 8 pasdite më 24 dhjetor, kur ajo u nis për në shtëpi me autobus nga Camden.
Ajo do t’i takonte ata në shtëpinë e një shoku në Enfield, në veri-lindje të Londrës, më vonë atë mbrëmje para se të kalonte atje Ditën e Krishtlindjeve, por nuk arriti kurrë.
Mendohet se asaj mund ti kenë zënë pritë pas një mbrëmje me shokë.
Ndonëse rrethanat mbesin mister, një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se ajo vdiq nga një plagë thike në bark dhe dëmtim në kokë. s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re