Një sasi eksplozivi u zbulua pranë zonës së Velierës në Durrës, mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia  ka mbajtur të rrethuar zonën deri në orët e para të mëngjesit.

Lënda plasëse që u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së martës.

Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.

Ngjarja mbetet ende nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko