Një gomone 8 metra e gjatë është sekuestruar këtë të mërkurë nga policia e Vlorës. Mjeti lundrues u gjet ne vendin e quajtur “Delisuf”, ndersa policia dyshon se do te përdorej për trafik te lendeve narkotike.
Pas kontrollit të ushtuar ne mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i paligjshëm. Ndërkohe uniformat blu shoqëruan ne komisariat disa persona që ndodheshin në afërsi të bregut për ti marrë në pyetje.
Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunimin me delta forcë dhe Guardia Di Finanzan nisen hetimet për identifikimin e pronareve te mjetit.