34-vjeçari Elion Hysa, i cili ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i vrarë dhe i groposur. Trupi i tij u gjet pranë zonës së Niklës në Fushë Krujë. Ndërkohe qe mungesa e 34-vjeçarit u denoncua me herët nga familja e tij. Menjëherë policia nisi kërkimet dhe arriti ta gjejë trupin e pajetë të groposur pranë varrezave në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Hetuesit kanë bërë të ditur se të dyshuar për këtë krim janë dy persona që janë shpallur në kërkim. Ndërkohe edhe Elion Hysa ishte i shpallur në kërkim, pasi ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, në 10 korrik të vitit 2015-të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re