Një 40 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Mësohet se 40 vjeçari nga Saranda është mbytur aksidentalisht në lumë pasi ka qenë duke peshkuar. Sipas policisë, ai mbante veshur rroba polumbari. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re