Një 42-vjeçar është gjetur i pa jetë në një kalatë peshkimi në portin e Durrës. Nga të dhënat e para dyshohet se është mbytur aksidentalisht, ndërsa raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

“Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re