Një fëmijë rreth 13 vjec është gjetur i pajete në disa vaska peshku në fshatin Shën Vlash të Durrësit.

 

Familjaret kishin bërë denoncim në polici pas largimit të tij nga shtëpia në drejtim të paditur ditën e hënë.

 

Dyshohet se 13 vjecari l.l mund të jetë mbytur tek vaskat e peshkut ditën e hënë ndërsa trupi është gjetur mesditën e kësaj të martë.

 

Policia po heton rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re