Skip to content

Gjendet i mbytur një 45-vjeçar në një kanal në Sarandë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq në Sarandë.

 

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët mbrëmjen e kësaj të marte, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.  Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

 

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë.