Skip to content

Gjendet i mbytur një burrë në Gjirokastër (EMRI)

Një burrë 63 vjeç është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Pepel në Dropull.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Vangjel Kaci, i cili mendohet të ketë humbur jetën në rezervuarin e Pepelit.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi Vangjel Kaci, 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb