Një 51-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës nga familjarët e tij në qytetin e Vlorës. Policia thekson se paraprakisht dyshohet, që shtetasi me iniciale Q.M ka varur veten. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re