Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se shtetasi me iniciale L. N., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së stome, në fshatin Porav.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.”, thuhet në reagimin e policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re