Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jeta në makinë ditën e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë, trupi është gjetur rreth orës 16:00, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në automjetin e ndezur tip “BMW”, ndërsa i përket 38-vjeçarit me iniciate R.B.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re