Skip to content

Gjendet i pajetë një 53 vjeçar në Durrës, dyshohet për vetëhelmim.

Një 53 vjecar me iniciale A.B u gjet i pajetë gjatë patrullimit te Efektivet e Policisë në vendin e quajtur”Hidrovori” në Durrës.
 
Burime zyrtare prane uniformave blu thanë se nga nga kqyrja paraprake e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune. Gjatë kontrollit fizik, viktimës i është gjetur në xhep një kokërr fotoksinë. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë vetëhelmimi, i cili mund të ketë ardhur si pasojë e gjëndjes së rënduar psikologjike.
 
Sipas policisë këto janë vetëm hipotezat e para pasi janë ekspertët mjeko-ligjorë që do të bejnë përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Vijojnë hetimet nga grupi hetimor ndërsa policia tha se do të marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës për te zbardhur ngjarjen.