Një 16 vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia në Greqi. Fillimisht policia greke tha se bëhej fjalë për trupin e një gruaje 30-vjeçare, por hetimet brenda pak orëve të mëngjesit kanë rezultuar se bëhet fjalë për një 16 vjeçare shqiptare, që banon me familjen e saj në Trikala.

Mediat greke raportojnë se 16-vjeçarja është gjentur me shenja të shumta goditjesh në fytyrë dhe në trup. Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt criminal, gjithësesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendërt të qytetit Trikala. Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re