Skip to content

Gjendet i plagosur dhe me shenja dhune një 42-vjeçar. Detajet e para

Një 42-vjeçar është gjetur i plagosur në rrugë dhe me shenja dhune në trup. Policia thotë se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Bilishti, i cili është gjetur nga disa kalimtarë.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”