Një shtetas ende i paidentifikuar është gjendur pa ndjenja në rrugë këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël në rrugën Elbasan-Librazhd.

Personi është gjetur nga udhëtarë të rëndësishëm të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar një patrullë policie si edhe forca të ushtrisë.

Personi i paindetifikuar është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit.

Burime policore bënë me dije se personi nuk kishte dëmtime në trup çfarë e përjashton përplasjen nga një automjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re